Sekuestrohet restoranti i Millan Radoiçiq në veri/04.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Sekuestrohet restauranti i Millan Radoiçiq në veri

Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar (AAPSK) kanë sekuestruar restorantin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe personit që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq.

Përpos restorant “Grey” që gjendet në Mitrovicë të Veriut, e konfiskuar ka mbetur edhe një banesë në katin e gjashtë në ndërtesën ku edhe gjendet restoranti.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se zyrtarët e AAPSK-së bashkë me zyrtarët e Policisë kanë filluar ekzekutimin e urdhrit ndalues përfundimtarë të përkohshëm për administrimin e pasurisë së specifikuar tek administruesi i pasurisë.

Ky urdhër është thënë se është nxjerrë nga Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë dhe është vërtetuar me aktvendim nga Gjykata e Apelit të Kosovës – Departamenti Special.

Elshani ka treguar se Agjencia ka filluar evidentimin e pasurive të përshkruara në urdhrin e lartcekur.

Sipas tij ndër to është edhe vila e Radoiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok me objekte përcjellëse.

Këto veprime janë duke u bërë në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar.