Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se mund të sundojë serbët me 200 vota – mashtron vetën

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i cili më 20 prill ka deklaruar se heq dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale që mbahen sot në katër komuna në veri të Kosovës, ka thënë për N1 se vendimi është dashur të merrej më herët, porse deri në moment të fundit nuk ishte ditur çfarë roli ka Këshilli Qendror i Zgjedhjeve dhe Prishtina.

“Këto zgjedhje janë gjithçka tjetër, por vetëm nuk janë [zgjedhje] lokale dhe si duket dikush në Prishtinë ka shpresuar se këto keqkuptimet tona në nivel lokal, ndërmjet disa partive politike serbe, të shndërrohen në diçka më të madhe dhe t’i jap shkas atyre nga Prishtina të përzihen”- ka thënë ai.

Jabllaniviq ka treguar arsyet përse nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet që po mbahen sot.

“Ne nuk deshëm të marrim pjesë në këtë lojë dhe thjesht kemi respektuar thirrjen e shtetit tonë, si dhe vullnetin dhe dëshirën e këtyre qytetarëve këtu, të serbëve tanë, pasi po shihet se edhe ata qytetarë që do të dilnin dhe votonin për Partinë e Serbëve të Kosovës nuk do ta bënin këtë në një situatë të relaksuar, siç do të duhej të ishte në zgjedhje”, deklaroi Jabllanoviq.

Sot në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, po mbahen zgjedhjet lokale.

Lista Serbe si partia më e madhe e serbëve ka vendosur ti bojkotoj këto zgjedhje.

Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës