Ilustrim

Iu gjetën narkotikë e armë, Policia arreston dy të dyshuar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë pasi tek të njëjtit ka gjetur më shumë se një kilogram substancë të dyshuar narkotike.

Gjatë një kontrolle në veturën e tyre janë gjetur 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike, e cila është konfiskuar.

Si rezultat i kësaj, në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar, ku janë konfiskuar edhe 1 kilogram e 175.1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”, rreth orës 18:50, më 15 nëntor.

Po ashtu gjatë bastisjes është konfiskuar edhe një revole ‘Zoraki’ me një karikator me një fishekë dhe një peshore digjitale.

Sipas vendimit të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është inicuar rast blerje, posedim, shpërndarje ose shitje e paaurotizuar e narkotikëve.