Ish-kapiteni i të rinjve të Serbisë bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës U21

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës, të cilat zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë listë janë edhe disa lojtarë që janë ftuar për herë të parë si Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut.

Poashtu është grumbulluar pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj, i cili në të kaluarën kishte mbrojtur ngjyrat e Serbisë duke qenë edhe kapiten i grupmoshave të reja. Zekaj aktualisht luan për Lille në Ligën elitë të Francës.