Foto: Ejup Maqedonci/Facebook

Instruktorët e FSK-së trajnojnë mbi 1 mijë nxënës për sigurinë në mal e natyrë

Instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në bashkëpunim me Federatën e Kosovës për Sporte Shkollore kanë nisur trajnimin e mbi 1 mijë nxënësve për sigurinë në mal dhe natyrë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se brenda një periudhe prej 10  javësh, nxënësit do të mësojnë për sportet dimërore, shëndetin e mbrojtjen e mjedisit.

“Këtë javë, në bashkëpunim me Federatën e Kosovës për Sporte Shkollore, instruktorët e FSK-së kanë filluar trajnimin e më shumë se 1000 nxënësve për sigurinë në mal dhe në natyrë. Në një periudhë 10 javore, nxënësit do të mësojnë për sportet dimërore, shëndetin, natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit”- ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook më 24.01.2024.