IKSHPK thirrje qytetarëve për t'u vaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetareve të Kosovës që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Vaksinohuni! Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, me vaksinim do të kalohet vala e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

“Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj! Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, përfundon thirrja e IKSHPK-së.

Që nga muaji mars, Kosova ka filluar që të vaksinojë qytetarët e saj, ndërsa që nga muaji qershor ka filluar vaksinimi masiv.

Aktualisht në Kosovë jepen dy lloje të vaksinave: Vaksinat ‘AstraZeneca’ dhe ‘Pfizer’.