Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Kçiq të Mitrovicës
Një person i moshës madhore është gjetur i vdekur dje gjatë ditës afër lumit Sitnica në fshatin Kçiq të Mitrovicës, përderisa identifikimi i viktimës është bërë sot.
Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Viktima i rastit vdekje e dyshimtë i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është identifikuar sot” – ka thënë Zahiti.
Ai tutje ka treguar se viktima është 21-vjeçar nga Klina dhe se i njëjti ishte raportuar nga familjarët e tij i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022.
Viktima ishte gjetur i vdekur dje rreth orës 16:50 afër lumit Sitnica, ndërsa pas gjetjes së trupit hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet e nevojshme.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria në Mitrovicë. Zëdhënësi i kësaj prokurorie Valon Preteni ka thënë se prokurori ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet për autopsi.
Tutje ai ka treguar se rasti i iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” është duke u hetuar në bashkëpunim me policinë.