Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në Kçiq të Mitrovicës

Një person i moshës madhore është gjetur i vdekur afër lumit Sitnica në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Zahiti tha se me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktmës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 16:50,  është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetë pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit”- tha ai.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.