Foto: Ilustrim

I premtoi punësimin e një familjari, arrestohet i dyshuari për mashtrim në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Korishë, në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim.

Sipas Policisë, i dyshuari me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme i ka premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtar të familjes së tij në spital dhe i ka marrë një shumë parash.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e policisë.