Policia e Kosovës

I dyshuari sulmoi me shkop një person pas keqkuptimit në komunikacion

Një person ka raportuar në polici që një i dyshuar i panjohur e ka sulmuar fizikisht me një shkop në kokë dhe në trup duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme pas një keqkuptimi në komunikacion në Fushë Kosovë.

Viktima ka raportuar që pas sulmit i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Prokurori kujdestar ka rekomanduar hapjen e rastit dhe ndalimin e të dyshuarit nga njësia hetimore.