Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hajrulla Çeku: Do ua rrisim rrogën udhëheqësve të institucioneve kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se do të propozojë që udhëheqësit e institucioneve kombëtare të kulturës, siç është drejtori i përgjithshëm dhe udhëheqësi artisitk, të kenë rrogë të dinjitetshme.

“Një prej modeleve është të kenë rrogën ekuivalente me rektorin e Universitetit të Prishtinës, ose ta gjejmë një model tjetër. Sepse edhe kultura dhe arsimi janë shërbime me interes të veçantë”, tha Çeku në emisionin “Kallxo Përnime”.

Përveç rrogave ai tha se do të sigurohet që të gjitha institucionet kulturore t’i kenë kushtet e mira të punës.

“Kemi nisur reformimin e institucioneve publike te kulturës. Teatri, Baleti, “Shota” do të reformohen e do të pavarësohen, do i kenë xhirollogaritë, kodet e zyrtarët financiarë të tyre”, tha ai.

www.kallxo.com