Punëtorët e Keds/Kesco kërkojnë rritje të pagave
01.2.2024 - 19:15
Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova kanë kërkuar rritje të pagave për punëtorët e KEDS/Kesco.
Në takim me ZRRE-në, kjo federatë ka njoftuar se këtë e kanë bërë për shkak të rritjeve të çmimeve.
“Delegacioni jonë njoftoi Bordin e ZRRE-së, për problemet me të cilat përballen punëtorët, në veçanti me nevojën emergjente për rritje page për punëtorët tanë. Rritja e vazhdueshme e çmimeve, ka bërë që gjendja financiare e punëtorëve të rëndohet dhe kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme”- thuhet në njoftimin e Federatës.
Përderisa punëtorët kanë marr premtimin se kërkesat e tyre do të trajtohen në mbledhjen e bordit.