Foto: Ilustrim

Gruaja raporton në polici dhunën ndaj saj dhe djalit të saj

Një grua në Obiliq ka raportuar në polici për dhunën që ka ushtruar burri ndaj saj dhe djalit të saj.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi, atë dhe djalin, i ka sulmuar burri i saj.

Dy viktimat e këtij rasti si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor, pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS-së.

I dyshuari për këtë rast nuk është hasur në shtëpi nga polici, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.