Komuna e Graçanicës.

Graçanicë, arrestohet 70 vjeçari për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 13:00 është arrestuar një person në Graçanicë.

Sipas forcave të rendit, i dyshuari ngarkohet me veprat penale dhunë në familje dhe posedim i paautorizuar i armëve.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Graqanicë. Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor, ai që ka rezultuar me  arrestimin një person i dyshuar: G. N,  mashkull, 70 vjeç”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e personit të dyshuar,  policia i ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, katër karikatorë dhe 52  fishekë.

“Personi i dyshuar me vendim  të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.