Grabitje në Fushë Kosovë, vidhen 250 euro

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se nga arka një i dyshuar i ka grabitur 250 euro.

Sipas Policisë, i njëjti ka përdorur forcën dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e ballafaqimit me të dyshuarin”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa rasti është nën hetime.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme.

KALLXO.com ka raportuar për vjedhjet që po ndodhin ditët e fundit në Kosovë.

Prishtinë, dy persona me maska grabisin 750 euro në një market