Prishtinë, dy persona me maska grabisin 750 euro në një market

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se deri sa ishte në vendin e punës në një market, dy të dyshuar me maska kanë hyrë në objekt dhe nga arka kanë vjedhur 750 euro para të gatshme.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:20.

KALLXO.com që nga fillimi i muajit shkurt, ka raportuar për disa raste të vjedhjes në Kosovë.

Vushtrri, vidhen para nga një pikë e derivateve

Me pistoletë lodër kryejnë vjedhje në Kamenicë