Foto-ilustrim

Gjykata vendos për shtetasit e Shqipërisë të cilët dyshohen për narkotikë

Gjykata e Ferizajt të enjten ka caktuar 1 muaj paraburgim për dy shtetasit e Shqipërisë me vendbanim në Ferizaj të dyshuar për narkotikë.

Ata dyshohen  edhe për shpërfillje ndaj vendimit të qeverisë për ndalim të lëvizjes sipas orarit të caktuar.

Vidan Bushi dhe Daniela Pepa dyshohen se qëllim të shitjes kanë poseduar substancë narkotike.

Gjithashtu duke pasur parasysh situatën me pandeminë e coronavirusit, të pandehurit nuk kanë vepruar sipas Vendimit të Qeverisë për ndalimin e lëvizjes nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, sipas prokurorisë,  Vidan Bushi ka poseduar armë pa leje.

Dy të pandehurit janë arrestuar me datë 7 prill ndërsa Prokuroria e Ferizajt me datën 8 prill ka kërkuar paraburgim ndaj tyre , e gjykata e Ferizajt të nesërmën më 9 prill ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj tyre.

Kërkohet paraburgim për narkotikë