Kërkohet paraburgim për narkotikë

Dy shtetas të Shqipërisë V.B. dhe D.P. me vendbanim në Ferizaj janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre prokuroria po kërkon paraburgim.

Ata dyshohet se me qëllim të shitjes kanë poseduar substance narkotikë, e që sipas prokurorisë dyshohet se kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje ose shitje e paautorizuar të narkotikëve, e gjithashtu duke pas parasysh situatën me pandeminë e cronavirusit, të pandehurit nuk kanë vepruar sipas Vendimit të Qeverisë për ndalimin e lëvizjes nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit, andaj për shkak të rrezikut të përhapjes të sëmundjes, dyshohet se kanë kryer veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Gjithashtu njëri nga ta me inicialet V.B. ka poseduar armë pa leje e që sipas prokurorisë ka kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

E pas kontrollit nga ana e policisë atyre u janë sekuestruar 1 veturë Mercedes Benz, qese najloni me substancë të dyshuar kokainë me peshë 102 gramë, tri peshore digjitale, katër telefona Samsung, 5635 euro, një pistoletë e modelit ‘’Cërvena Zastava’’ e kalibrit 7.65 mm si dhe një karikator me 31 copë fishekë.