Ilustrim

Gjuajti me armë zjarri për 28 nëntor - arrestohet i dyshuari

Një person dyshohet që më 28 nëntor 2023 kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

I dyshuari nga fshati Sopijë i Suharekës u arrestua të enjten.

Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur dhe konfiskuar të dyshuarit dy armë. Njëra armë gjysmë automatike, një pistoletë, 118 fishekë dhe 25 fishekë të një kalibri tjetër.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.