Ilustrim

Gjilan - Policia arreston dy persona të dyshuar për dhunim

Policia e Kosovës në qytetin e Gjilanit ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë keqtrajtuar seksualisht një viktimë femër.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë keqtrajtuar seksualisht viktimën femër kosovare. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur këtë të premte.