Gjilan, gjendet një person i vdekur
02.12.2023 - 11:42
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjendur i vdekur tek penda e fshatit Livoç.
Sipas forcave të rendit, viktima është 52 vjeç ndërsa trupi është dërguar për obduksion.
“Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete” – thuhet në njoftim.
“Njësite policore relevante kanë nisur hetimet për ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit i cili ka prezantuar në vendin e ngjarjes” – përfundon njoftimi.