Gjermania zotohet t’a mbështesë Polonisë në rast se sulmohet përgjatë krahut lindor

Gjermania është zotuar ta mbështesë aleatin e saj në NATO, Poloninë, në mbrojtjen e krahut të saj lindor në rast të një sulmi të mundshëm nga luftëtarët Wagner në Bjellorusinë fqinje.

Gjatë një konference për media në Pragë të premten, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius iu përgjigj një pyetjeje nëse Gjermania ishte e shqetësuar nga prania e grupit Wagner në Bjellorusi dhe perspektiva e një sulmi përgjatë kufirit të Polonisë.

“Jemi të gjithë bashkë, gjithmonë në koordinim më të ngushtë, jo vetëm kur takohemi fizikisht në nivel ministrat e Mbrojtjes, por edhe ndryshe. Aty ku miqtë tanë polakë kanë nevojë për mbështetje, nëse vjen tek më e keqja, ne do të jemi aty” – u përgjigj Pistorius.

Luftëtarët nga Wagner mbërritën në Bjellorusi pas një rebelimi jetëshkurtër nga kompania private ushtarake muajin e kaluar. Të mërkurën, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u pa me sa duket në një video duke i përshëndetur trupat e tij në këtë vend. Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha të enjten se forcat bjelloruse do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me luftëtarët pranë kufirit polak.

Agjencia kombëtare e lajmeve e Polonisë “PAP” raportoi të premten se Polonia do t’i zhvendosë formacionet e saj ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit, duke cituar shefin e komitetit të sigurisë së Polonisë, Zbignieë Hoffmann.

Hoffmann deklaroi është marrë ky vendim nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Mariusz Blaszczak pasi komiteti i sigurisë i analizoi “kërcënimet e mundshme të paraqitura nga prania e Grupit ëagner në Bjellorusi”, raportoi agjencia “PAP”.

Pistorius shtoi të premten se ai mund “ta thotë me besim” se dy aleatët e NATO-s janë “të përgatitur” nëse do të ndodhte një sulm.

Presidenti rus Vladimir Putin bëri gjithashtu një sërë pretendimesh të pabazuara të premten, duke e akuzuar Poloninë për plane për të “ndërhyrë drejtpërdrejt” në luftë dhe për ta “shkëputur” pjesë të Ukrainës për vete, duke pretenduar gjithashtu se Varshava ka aspirata për të aneksuar pjesë të Bjellorusisë./CNN