Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në liqenin akumulues në Mitrovicë

Në mëngjes është gjetur trupi i pajetë i një gruaje 56-vjeçare në liqenin akumulues në Mitrovicë

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për KALLXO.com ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për kryerje të autopsisë.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML, për obduksion” – ka bërë të ditur Zahiti.

Rasti po trajtohet si ‘vdekje e dyshimtë’.