Gjendet një granatë dore e pashpërthyer në Prishtinë

Një granatë dore është tërhequr nga Njësia K9 dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive të Policisë së Kosovës, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën më 13.03.2024, rreth orës 21:34, pasi që policia ka pranuar informatë për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer.

Policia thotë se tërheqja është bërë pa ndonjë incident dhe se për rastin është njoftuar prokurori.