Foto: Ilustrim

Gjatë muajit janar 10 persona vdiqën në komunikacion

Gjatë muajit janar të këtij viti, 10 persona kanë humbur jetën në komunikacion.

Policia e Kosovës përmes një apeli ka bërë thirrje që të mos vozitet me shpejtësi të madhe.

Sipas Policisë nga këta 10 persona që kanë humbur jetën, katër kanë qenë shoferë, tre pasagjerë dhe tre këmbësorë.

“Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.