Gjakovë, gjendet një grua e vdekur në shtëpinë e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Gjakovë është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj një grua.

Sipas forcave të rendit, rasti është duke u hetuar ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës” – thuhet në njoftimin e policisë.