Ilustrim

 Gjakovë, dy persona rrahen mes veti, lëndohen edhe dy të tjerë

Dy burra janë arrestuar mbrëmë  pasi që janë rrahur mes vete në Gjakovë.

Policia njofton se si pasojë e rrahjes së tyre është lënduar një grua dhe një burrë tjetër.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes dy të dyshuarve.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, e tjetri është liruar në procedurë të rregullt