Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjakovë, arrestohen tre persona për trafikim të një gruaje

Policia ka arrestuar dy burra dhe një grua në Gjakovë pasi të njëjtit dyshohen për trafikim të një gruaje.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti raportohet se ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, më 22 dhjetor rreth orës 16:10.

Rasti po vazhdon të jetë nën hetime.