Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Shërbimi sekret serb më vrau babanë për shkak të pikëpamjeve të tij

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit në OKB ka përmendur vrasjen e babait të saj nga shërbimi sekret serb vetëm se punoi për lirinë e Kosovës.

Ajo këtë koment e bëri teksa po krahasonte raportimet se inteligjenca serbe BIA po planifikonte të vriste senatorin zviceran Dick Marty dhe t’i vinte fajin Kosovës.

Sipas saj, Serbia ka një traditë të gjatë e të rrezikshme për vrasje jashtë vendit.

“Teksa po flasim për Dick Martyn duhet të ndajë një përvojë private, kam qenë në moshën 10 vjeçare kur  babai im u desh të linte Kosovën, ai ishte gazetar, shkrimtar e muzikant. Ai iku nga Jugosllavia në Gjermani dhe ishte nga kjo BIA që atëherë quhej UDB që e vranë në Gjermani, në moshën 37 vjeçare, për shkak të pikëpamjeve të tij për lirinë e Kosovës”, tha Gërvalla.

“Serbia ka një traditë të gjatë e të rrezikshme për vrasje të personave jashtë vendit”, shtoi ministrja.

Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, së bashku me Kadri Zekën u vranë në një atentat në Untergrupenbach të Gjermanisë më 17 janar të vitit 1982.

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Dick Marty nuk është mik i Kosovës, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë