Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Garada Ceremoniale e FSK-së, ka ngritur flamurin shtetëror

Në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Garada Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka ngritur flamurin shtetëror.

Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe Rrahman Rama, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.