Fushë Kosovë, raportohet për tre persona të zhdukur nga një familje

Një burrë ka njoftuar forcat e rendit se vajza e tij, së bashku me nusen e djalit dhe nipin e tij, kanë dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe më nuk janë kthyer në shtëpi.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë më 5 shkurt 2022.

Ankuesi ka deklaruar se nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin.