Shirit i Policisë - Foto: REL

Fushë-Kosovë, gjendet e vdekur një grua

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Sipas Policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 16:30.

Ngjarja ka ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar  në IML për obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim mbi vdekjen.