FOTO: Prizren, u zihet parkingu personave me nevoja të veçanta

Në një vendparking afër një qendre tregtare në Prizren vendet e rezervuara për veturat e personave me nevoja të veçanta po shfrytëzohen nga qytetarët e tjerë.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në adresë të KALLXO.com ku shihet se vendparkingjet për personat me nevoja të veçanta janë zënë nga veturat e personave të tjerë.

Vështirësitë për këtë kategori të shoqërisë shtohen kur nuk respektohet ligji në fuqi, i cili parasheh arsimim, lëvizje të lirë, qasje në shëndetësi e punësim të barabartë për të gjithë qytetarët.

Bazuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, 10 deri në 15 për qind e popullatës në botë e përbëjnë personat me nevoja të veçanta.

Parkingu i personave me aftësi të veçanta i zënë nga veturat tjera; Fotografi e derguar ne KALLXO.com