Ilustrim

Flasin nga QKUK: Kryeshefi i KEK-ut nuk pranoi të trajtohet, e mori Policia prapë

Policia e Kosovës ka kryer sot një kontroll në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës. Organet e rendit nuk kanë konfirmuar për të arrestuar por siç merr vesh KALLXO.com kryeshefi Nagip Krasniqi është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Naser Syla nga QKUK ka treguar për KALLXO.com se Krasniqi nuk ka pranuar të marrë trajtim aty.

“… e kanë sjellë Policia një të “arrestuar” … është ardhë deri këtu edhe e kanë marrë prapë me veti. Nuk e di çfarë shqetësime ka pas ai hiç por nuk deshti me u kontrollu”- tha Syla.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me avokatin e Nagip Krasniqit por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.

Pas aksionit të Policisë vjen reagimi nga KEK-u