Flamuri i Kosovës ngritet si anëtare e koalicionit të Task Forcës së Përbashkët në Kuvajt (FOTO)

Flamuri i Kosovës ngritët për herë të parë si anëtare e koalicionit të Task Forcës së Përbashkët (FOTO)

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Twitter-it ka njoftuar për ngritjen e flamurit të Kosovës për herë të parë si anëtare e koalicionit të Task Forcës së Përbashkët.

FSK ka falënderuar Ushtrinë amerikane dhe Gardën Kombëtare të Iowas për bashkëpunimin.

“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritët në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve).
Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët”, thuhet në njoftim.