Ferizajasit dyshohet se iu vodhën nga vetura pako cigaresh

Një burrë në Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur me forcë kanë hapur veturën e tij dhe kanë vjedhur pako cigaresh në vlerë të konsiderueshme.

Policia ka iniciuar rastin si “Vjedhje e rëndë”.

Rasti ka ndodhur dje pas mesnate dhe është duke u hetuar.