Faruk Mujka Foto: Facebook

Faruk Mujka konfirmon dorëheqjen nga posti i kryetarit të degës së LVV në Mitrovicë

Faruk Mujka, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai ka theksuar se mban përgjegjësi për rezultatet në këto zgjedhje.

“Por gjithsesi mbaj përgjegjësi për premtimin tim se Kryetari Agim Bahtiri fiton pa ballotazh dhe ne do të kemi 18 asamblistë. Unë mbaj përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e mia”, ka thënë ai.

Mujka ka shkruar se asnjëherë nuk ka hequr dorë nga të qenurit aktivist i LVV-së.

“Unë kam dhënë dorëheqje nga të qenurit Kryetar por asnjëherë nga të qenurit aktivist dhe ti lejoj oportunistët e matrapazët të shfrytëzojnë ditët e vështira të Lëvizjes dhe për ta shkatërruar atë plotësisht nga brenda. Faruk Mujka, nuk është pensionuar nga politika. Këtë kënaqësi nuk ju ofroj asnjëherë atyre dhe sojit të tyre që festonin deri në skizofreni humbjen e familjes Jashari në Skënderaj. Unë kam hapur rrugë për ata që me të vërtetë e dojnë dhe i ndihmojnë Lëvizjes por për batakçinjtë e portaleve STOP i pakalueshëm”, ka thënë ai.

Ish nënkryetari i Mitrovicës ka folur edhe sa i përkët pretendimeve se ai ka qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq.

“P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës. Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua ne jull”, thuhet tutje në postimin e Mujkës.

PDK e para në Mitrovicë edhe për numrin e votave për Asamble