Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK e para në Mitrovicë edhe për numrin e votave për Asamble

Pas tetë viteve në krye të Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk do të jetë më kryetar i kësaj komune.

Pa balotazh me 53,86% të votave, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës arriti të ia marrë mandatin Agim Bahtirit të LVV-së, i cili mori vetëm 34.40% të votave për kryetar.

Hamza së bashku me PDK-në në Mitrovicë ka arritur të dal i pari edhe për numrin e asamblistëve në Kuvend Komunal.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, PDK ka fituar 10 mijë e 808 vota apo 39.79% për asamble komunale.

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë, ka fituar 30,59% përkatësisht 8 mijë e 308 vota.

E treta është renditur, LDK me 16.41% apo 4 mijë e 456 vota e ndjekur nga Aleanca Kosova e re me 3.61% apo 984 vota.

Ndërkaq, Forca e Diasporës ka arritur të siguroj 3.47% apo 942 vota.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare për Kuvendin Komunal të Mitrovicës.