Ekipi qeverisës i koalicionit LDK-PDK në Prishtinë

Koalicioni qeverisës në Prishtinë ka kompletuar sot ekipin e drejtorëve.

Komunën e Prishtinës e drejton koalicioni i lidhur mes LDK-së dhe PDK-së.

Aktualisht, 11 drejtori i takojnë subjektit fitues të zgjedhjeve në krye me Përparim Ramën e LDK-së dhe 5 i takojnë partnerit të tyre, PDK-së.

Sipas marrëveshjes PDK-së i takon edhe nënkryetarja e parë. Në këtë post është emëruar Donjeta Sahatçiu.

Kurse, për nënkryetar të Komunës, LDK ka vendosur Alban Zogajn.

Në Drejtorinë e Kulturës ende nuk është vendosur udhëheqësi i saj. Ndërkaq kryetari Rama paralajmëroi sot në një konferencë për media se do të ketë edhe drejtori të tjera që do të shtohen me fokus rininë dhe sigurinë, ku këtu hynë trajtimi i qenve endacakë. 

Kjo është lista me emrat e drejtorive nga koalicioni LDK- PDK

Arbër Sadiki – Drejtoria e Urbanizmit, (LDK)

Ilirik Musliu –  Drejtoria e Shërbimeve Publike (PDK)

Mimoza Sylejmani – Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (LDK)

Besianë Musmurati – Drejtoria e Arsimit (PDK)

Krenar Xhaferi – Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, (LDK)

Plator Gërdovci – Drejtoria e Bujqësisë (PDK)

Doruntinë Maloku – Drejtoria e Pronave, (LDK)

Donat Lushaku – Drejtoria e Kadastrit, (LDK)

Adelina Sahiti – Drejtoria e Mirëqenies Sociale, (LDK)

Izet Sadiku – Drejtoria e Shëndetësisë, (LDK)

Valbona Makolli – Drejtoria e Financave, (LDK)

Florian Dushi – Drejtoria e Inspeksionit, (LDK)

Donika Çeta – Drejtoria e Parqeve, (LDK)

Bersant Beka – Drejtoria e Administratës, (LDK)