Kryeministri shqiptar, Edi Rama në Prizren 12 shkurt 2023, Foto: Facebook

Edi Rama viziton Prizrenin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Prizrenit.

Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Prizren njërëzit kanë një energji shumë të mirë dhe se qyteti të jep një kënaqësi të posaçme.

“Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”- shkroi Rama.