Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dyshohet se u merrte qytetarëve para për parkim të automjeteve në hapësirë publike, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Policia e Shtetit ka arrestuar një person nën dyshimin se iu merrte para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike.

Sipas njoftimit, i njëjti përfitonte në mënyrë të paligjshme në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit si vendparkim pa pagesë.

Policia ka njoftuar se i arrestuari është A. Ç., 42-vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa në njoftim thuhet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.