Foto: Ilustrim

Dyshohet se rrahu bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 60-vjeçar në fshatin Greikoc të Suharekës për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Deri te arrestimi i tij ka ardhur pasi Policia kishte marrë informacion për një rast të dhunës në familje në fshatin Greikoc. Pas lokalizimit të lokacionit dhe identifikimit të të dyshuarit, Xh.L, i lindur në vitin 1963 është arrestuar.

Sipas Policisë, ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje, Policia ka gjetur prova se i dyshuari posedon armë pa leje. Me leje të prokurorit të shtetit, është realizuar një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

• Një pistoletë e llojit EKOL specila e kalibrit 9mm,

• Një karikator i armës dhe

• Dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

“Ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Foto: Policia e Kosovës