Ilustrim

Dyshohet se kreu vjedhje në disa xhami, i dyshuari nga Ferizaj arrestohet në shtëpinë e tij

Një burrë nga Ferizaji është arrestuar në shtëpinë e tij nën dyshimin se ka kryer vjedhje në disa xhami të ndryshme.

Vjedhjet, sipas raportit të Policisë së Kosovës kanë ndodhur më 14 tetor 2022, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u tha se është kryer dje.

I dyshuari, gjatë intervistimit, sipas Policisë, ka pohuar se ka kryer edhe disa vjedhje nëpër xhami të tjera në lokacione të ndryshme.

Policia tha se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë.