Drenas, nusja dyshohet se e sulmoi vjehrrën

Një grua, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar vjehrrën e saj.

Rasti ka ndodhur dje në Drenas rreth orës 11:45.

Viktima, sipas raportit policor, nuk ka dashur tretman mjekësor.

Ndërsa, e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.