Drejtori i Policisë: 15 granata të sekuestruara janë të prodhuara në vitin 2021, ekziston dyshimi se me të njëjta u sulmua KFOR-i në Zveçan

Dhjetëra pajisje ushtarake, automatike, lloje të armëve e municionit, uniforma e shenja janë gjetur brenda një veturë e cila ishte parkuar vetëm 100 metra larg Komunës së Zveçanit gjatë ditës së djeshme, kur edhe u identifikua nga Policia e Kosovës.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një konferencë të jashtëzakonshme që u mbajt në kampin e njësive speciale “Belvedere” në Mitrovicën e Jugut, tregoi për armatimin e mjetet e tjera që u gjetën në veturë,

Ai tha detaje edhe nga hetimi preliminar i ekzaminimit të armatimit.

“Pjesa dërmuese e armatimit është prodhims serb. Nga totali i granatave 15 prej tyre janë të prodhura në vitin 2021 dhe nga ekzaminimi preiliminar ekziston dyshimi i bazuar se lloji i njëjtë i granatave është përdorur në sulmin ndaj KFOR-it me datë 29 maj në protestën e dhunshme në Zveçan”- shtoi drejtori.

“Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetue dhe emblem të organizatës “Brigada e Veriut” , që nga viti 2022 në katër komunat Leposaviq, Zvecan, Mitrovicë Veriore dhe Zubin Potok janë shfaqur grafite kërkcënuese të organizatës ilegale “Brigada e Veriut””- shtoi tutje ai.

Për këto policia tashmë po heton ende se kush qëndron mbrapa këtyre mbishkrimeve dhe grupit.

Emblema të dy organizata të cilat tashmë janë të njohura në veriun e Kosovës “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, janë parë gjatë ditës së djeshme në veturën e cila është zbuluar e në të cilën janë gjetur armatim, eksploziv e uniforma ushtarake.

Për këto dy organizata që funksionojnë në veri Kosovës, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, tha se do të kërkoj që të shpallen terroriste.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tregoi edhe llojet e armatimit.

“9 zolla, 2 lansues, 2 ossa, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dora, 20 predha të trombolinit, 2 mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike,një revole, një shurdhues i armëve, 51 karikator i armëve të gjata, 5 karikatorë për armë të shkurta, 5756 fishekë të kalibreve të ndryshme, 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, 5 thika ushtarake, 11 jelek antiplumb dhe jelekë taktik, 9 uniforma ushtarake, 1 palë dylbi, një maskë për helm e gaz, një dyshek ushtarak, 19 emblema të “Brigadës së Veriut”, 3 radiolidhje dhe mbushës, një sasi e narkotikëve”- tregoi në detaje Drejtori Hoxha.

Hoxha tutje tregoi edhe për vazhdimin e aksionit.

“Pas disa informacioneve se strukturat ilegale dhe grupet kriminale në veri të vendit kanë deponuar një sasi të madhe të armatimit në Zvecan me qëllim që të njëjtat të përdoren për sulme terroriste ndaj qytetarëve, institucioneve dhe forcave policore që operojnë në veri të vendit duke përffshi edhe KFOR-in”- shtoi ai.

Tutje Hoxha tha edhe se kontrolla e veturës nisi mbrëmë rreth orës 20 dhe përfundoi deri pas mesnate.

“Menjëherë janë marrë masat e sigurisë për sigurinë e qytetarëve në atë zonë, sespe kjo sasi e armëve paraqet një rrezik të madh.  Vetura ka qëndruar për një kohë në atë lokacion, duke qenë rrezik permanent dhe me pasoja katastrofale të mundshme për banorët që kanë frekuentuar atë zonë”- tha ai.

“Ditëve në vijim do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen terroriste dhe lufta ndaj këtyre organizatave do të jetë edhe më efikase”- tha Sveçla gjatë konferencës e cila po mbahet në Kampin “Belvedere” në Mitrovicën e Jugut.

Ai shtoi edhe se “Që nga paslufta Kosova ka vijuar që të përballet me agresionin e Beogradit zyrtar. Posaqërisht kohët e fundit dora e zgjatur e tyre ka intensifikuar sulmet terroriste, ndaj Policisë së Kosovës, veturave të tyre, stacioneve të tyre, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it e EULEX-it, gazetarëve e edhe qytetarëve të vendit”.

Në orën e mbrëmjes policia kishte arritur që të identifikonte makinën me targa të Beogradit rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit.

“Ka shenja me simbole të formacionit illegal criminal e terrorist “Brigada e Veriut”, shenja dalluese të njësiteve ruse, radioloidhje të njëjta me ato që janë konfiskuar në zyrën e Aleksandar Filipoviq në Komunën e Leposaviqit”- tha Sveçla.

Madje ai përmendi edhe faktin se një lloj I radiolidhjes që u gjet në veturën e sekuestruar, ishte e ngjashme me ato që ishin gjetur në zyrat e ish- shefit të Operativës në Policinë në veri, Aleksandar Filipoviqit, në Leposaviq.

“E gjithë kjo është një dëshmie radhës që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon destabilizimin e vendit tonë.  Ky rast konfirmon informacionet e pranuara se gjatë javëve të fundit nga territori i  Serbisë janë futu vetura dhe armatime të tjera ushtarake”- tha Sveçla.

Ministri Sveçla tregon për llojet e armatimit ushtarak që u gjet në një veturë në Zveçan

Mbrëmë Policia e Kosovës, zhvilloi një aksion në afërsi të Komunës së Zveçanit pasi patën informacione se brenda një veture kishte pajisje e armatim ushtarak i cili ishte future ilegalisht në Kosovë përmes rrugëve ilegale në veri të vendit.

Mjete eksplozive, zolla, armë automatike, municion, shok- bomba

Që nga paslufta Kosova ka vijuar që të përballet me agresionin e Beogradit zyrtar. Posaqërisht kohët e fundit dora e zgjatur e tyre ka intensifikuar sulmet terroriste, ndaj Policisë së Kosovës, veturave të tyre, stacioneve të tyre, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it e EULEX-it, gazetarëve e edhe qytetarëve të vendit.

Sic tashmë jemi edhe dëmshitarë situate ka degraduar në kulm pas agresionit të Serbisë pasi janë kidnapuar tre polic të cilët kanë qenë në krye të detyrës duke ruajtur pikën kufitare.

Duke marrë shkas këto akte, ne kemi marrë verpime duke intensifikuar punën për të siguruar qetësi për të gjithë qytetarët.

Arrestime të shumta janë realizuar duke vënë në pranga kriminelë të cilët në të kaluarën për vepra të ngjashme janë toleruar dhe aminstuar. Të njëjtit kanë sulmuar gazetarët dhe pjesëtarët e KFOR-it e me vite kanë sulmuar shantazhuar qytetarët tanë, vecanarisht qytetarët serb.

Ditën e djeshme veprimet profesionale dhe puna serioze e Policisë së Kosovës dhe AKI shmangën një sulm të planifikua rterrorit ndaj republikës së Kosovës.