Djali raporton se e gjeti babanë të vdekur në arë

Një person ka raportuar në polici se ka gjetur babanë e tij të vdekur në arë.

Ngjarja siç njofton Policia ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Pataqan i epërm të komunës së Rahovecit.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ankuesi ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Polica.