ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Disa të burgosur refuzojnë ushqimin në shenjë ‘proteste’, kërkojnë faljen e dënimit nga Presidenti

Në burgun e Dubravës gjatë ditës së sotme të burgosurit e një pavijoni kanë refuzuar ushqimin gjatë drekës.

Refuzimi i ushqimit ishte në shenjë ‘proteste’ dhe kërkesat e tyre lidheshin me faljen e dënimit nga ana e Presidentit.

KALLXO.com mëson nga burime brenda SHKK-së se të burgosurit e njërit nga pavijonet e burgut të Dubravës kanë kërkuar që të kenë faljen e dënimeve nga ana e Presidentit dhe Kuvendit të Kosovës.

Pra pasi që kishin refuzuar shujtën e ushqimit të drekës, disa nga të burgosurit e të njëtit pavijon gjatë darkës nuk e kanë vazhduar ‘protestën’ për të njëjtën çështje pra kanë marrë shujta ushqimore.

Sipas burimeve, që nga 13 marsi janë  53 kërkesa nga të burgosurit që kanë kërkuar falje të dënimeve nga ana e Presidentit të Kosovës.

Ligji për faljen e dënimeve ka hyrë në fuqi që nga viti 2009 ndërsa janë falur më shumë se 250 persona.