Ilustrim Zjarrfikësit e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Digjet një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

Një shtëpi është djegur tërësisht nga zjarri në Mitrovicë të Veriut, ndërsa një shtëpi tjetër dhe një objekt përcjellës janë dëmtuar pjesërisht.

Në përpjeke për të ndaluar zjarrin një person ka pësuar lëndime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ende nuk dihet se si ka nisur zjarri, ndërsa njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke lokalizuar zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:30 në Mitrovicë të Veriut.