Digjet një banesë në Prishtinë, policia po heton rastin

Në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme, rreth orës 03:45, Policia e Kosovës ka njoftuar se një banesë është përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë, banesa është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, përderisa është njoftuar se nuk ka ndonjë të lënduar në këtë rast.

Në banesën që gjendet në rrugën “Lekë Dukagjini”, përveç policisë kishin shkuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori dhe se rasti është duke u hetuar për të zbardhur rastin.