Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: E kemi një plan, s’mund të japim detaje

Miroslav Lajçak, i dërguar i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi tha të shtunën në Prishtinë se ka një plan se si të vazhdohet dialogu mes dy vendeve.

Por, Lajçak tha se s’mund të jep detaje të këtij plani.

“Gjithmonë e  kemi një plan, kemi diskutuar planin tonë me kryeministrin Kurti dhe do e diskutojmë planin tonë edhe me presidentin Vuçiq dhe besoj që e kuptoni se nuk do të hyjë në detaje në këtë pikë” – deklaroi Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk ka alternativë në dialog sepse dialogu sjellë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe hapë rrugën evropiane për të dyja. E vlerësomë  gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të vazhduar diskutimet së shpejti dhe tani siç e dini do vazhdojmë misionin tonë në Beograd, ku do të takojmë presidentin Vuçiq” – deklaroi tutje ai.

Lajçak: Pa Asociacion, nuk do të ketë progres në rrugën europiane të Kosovës